Akuzohen për trafik droge, grupi kriminal i shqiptarëve përballet me drejtësinë italiane

Në Itali ka nisur gjyqi për një grup kriminal të akuzuar për drogë. Sipas mediave italiane, grupi përbëhet nga shqiptarë dhe nigerianë, të akuzuar për trafik droge. Sipas mediave fqinje, referuar prokurorisë së Romës, shqiptarët ishin lidhur me nigerianë, për të sjellë drogë në brigjet italiane. Sipas hetimeve, këto grupe më pas ndanin drogën në disa qytete italiane, si Roma, Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli.
Përballë gjykatës ishin 29 të pandehur. Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se ky është grupi i parë që po gjykohet pas aksionit të policisë italiane në marsin e kaluar të koduar “Tibus”. Ky operacion çoi në pranga 55 persona, konkretisht 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian. /abnews


