Arsenali sytë tek 5-vjeçari, ja si e zotëron fushën dhe mahnit me aftësitë e tij (Video)

Njihuni me Zayn Ali Salman, 5-vjeçari që çmendi Arsenalin me talentin në futboll. BBC shkruan se i mituri zotëronte fushën dhe topin, duke mahnitur zbuluesin e talenteve, ndërsa nuk e besonte se ai kishte vetëm 5-vjeç.
“Djaloshi bën diçka që supozohet mos të kishte mundësi ta bënte në këtë moshë. Mënyra si luan me topin, është shumë i mprehtë. I telefonova shokun tim dhe më tha se është 5 vjeç, u shokova nuk ka mundësi të jetë vetëm 4 i thash. Unë fola me prindërit e tij, pre j atij momenti ai është pjesë e jona.”, tha Stephen Deans, i Arsenal FC.
View this post on Instagram
Edhe babai i tij ka folur për mediat, ndërsa tregon se Ali është një fëmijë i veçantë dhe ndryshe nga të tjerët. “E kuptova që në momentin që lindi që është një fëmijë i veçantë. Mund ta shohësh shumë qartë se ai është ndryshe nga fëmijët e tjerë. Ai ishte i fortë për moshën që kishte.”, foli babi i tij.


