Aksioni blic në Elbasan, Policia jep detajet: 52 persona të arrestuar, sekuestrohen drogë, armë dhe para

Aktualitet

Aksioni blic në Elbasan, Policia jep detajet: 52 persona të arrestuar,

Policia ka dalë në një konferencë për shtyp pas megaoperacionit të zhvilluar gjatë natës së mbrëmshme në qytetin e Elbasanit.

Ilir Proda, drejtor i Policisë së Elbasanit është shprehur se nga hetimet kanë nisur prej disa vitesh, ndërsa është bërë i mundur arrestimi i 45 personave, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ai po ashtu tha se është goditur plotësisht një grup kriminal, ndërsa janë goditur pjesërisht 3 grupe të tjerë.

Si rezultat  i operacionit në banesa dhe lokale janë gjetur dhe sekuestruar, lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, një armë zjarri  tip automatik, 51 milion lekë, 15 mijë euro dhe disa franga zvicerane.

Drejtori i policisë njoftoi se në operacion kanë marrë pjesë 490 punonjës policie dhe 5 dronë, ndërsa kërkimet janë zhvilluar në 52 banesa dhe 18 lokale. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec.

Nga personat e arrestuar, 11 prej tyre ka qenë dënuar edhe më parë në fushën e narkotikëve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se përveç të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim, janë proceduar në gjendje të lirë 29 persona.

ME TE LEXUARAT