“Air Albania” plot për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat për sfidën e 12 nëntorit

Interesi i tifozëve për ndeshjen Shqipëri–Finlandë është maksimal. Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën e 12 nëntorit, pasi janë shitur të gjitha biletat në dispozicion.
Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka njoftuar se të gjitha tribunat e stadiumit janë të ezauruara. Kështu, Kombëtarja shqiptare do të ketë mbështetjen e mijëra tifozëve në një përballje të rëndësishme në Ligën e Kombeve.
Shqipëria do të zhvillojë sot seancën e dytë stërvitore, e planifikuar në orën 15:00, ku trajneri Maran do të ketë mundësinë të vlerësojë më nga afër gjendjen fizike të lojtarëve dhe të qartësojë dilemat për formacionin.


