Aksidenti i rëndë/ Humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali
Lajmifundit
/
27 Mars 2024, 22:21
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Marche, Itali.
Një makinë fuoristradë ka goditur një çiklisti, teksa po kalonte rrugën, duke e hedhur në tokë. Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 12.Në momentin e aksidentit po binte një shi i dendur. Shërbimet e urgjencës u lajmëruan menjëherë.
Një ambulancë e 118 mbërriti në vendngjarje, por fatkeqësisht për të moshuarin, me kombësi shqiptare, nuk kishte asgjë për të bërë.
Burri ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje shkoi dhe Policia Rrugore për të kryer hetimet.


