Aksident tragjik në aksin Delvinë-Kardhiq/ Përplaset për vdekje këmbësori, ngordh dhe lopa me gomarin

Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Delvinë-Kardhiq/ Përplaset për

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj.

Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet tip “Benz” ka përplasur një banor të zonës, i cili po ecte në rrugë bashkë me një lopë dhe një gomar.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësori në vendin e ngjarjes, teksa ka ngordhur edhe lopa dhe gomari. Viktima është shtetasi L. Xh., 72 vjeç,.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, shtetasi E. O., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin L. Xh., 72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. Xh. ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion