Aksident në Shkodër/ Rrëzohet nga motori, 50-vjeçari niset me ambulancë drejt Traumës

Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Rrëzohet nga motori, 50-vjeçari niset

Një aksident ka ndodhur mesditën e së premtes në fshatin Trush të Shkodrës.

Sipas policisë, shoferi 50-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe për pasojë është plagosur rëndë.

Shoferi me iniciale S.L është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 13:20, në fshatin Trush, shtetasi S. L., 50 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi S. L., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT