Aksident në Lezhë-Shkodër, kamioni përplaset me makinën, plagoset një person

Aktualitet

Aksident në Lezhë-Shkodër, kamioni përplaset me

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private. Në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”.


Si pasojë e përplasjes, raportohet për një person të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në një orar me qarkullim të dendur, për shkak të dërgimit të fëmijëve në shkollë, çka e bën këtë segment rrugor veçanërisht të ngarkuar dhe me ndërprerje të shpeshta të trafikut për shkak të hyrje-daljeve nga rrugica e shkollës.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident në Lezhë-Shkodër, kamioni përplaset me

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion