Grabitja e tetë bizhuterive me vlerë 88 mln euro në Muzeun e Luvrit, arrestohen 5 persona, dyshohet se ...

Bota

Grabitja e tetë bizhuterive me vlerë 88 mln euro në Muzeun e

Pesë persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 8 në arondissementin e 16-të të Parisit, në kuadër të një hetimi për vjedhjen spektakolare që ndodhi në Muzeun e Luvrit 11 ditë më parë. Sipas Le Figaro-s, të pestë të arrestuarit janë aktualisht në paraburgim, përfshirë një nga të dyshuarit kryesorë në këtë grabitje.

Një burim policor tha se njëri nga të dyshuarit, një shtetas algjerian 34-vjeçar, ishte arrestuar më 25 tetor në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle, pak para se të nisej për në Algjeri pa një biletë vajtje-ardhje. Një tjetër i dyshuar, një burrë 39-vjeçar, u kap pak më vonë, pranë shtëpisë së tij në Aubervilliers, një periferi e Parisit.

Më 19 tetor, hajdutët përdorën një ashensor lëvizës për t'u ngjitur në Muze dhe thyen dritaren që të çonte në Galerinë Apollo, vitrinën e muzeut për Xhevahiret e Kurorës Franceze, dhe vodhën thesare mbretërore që u përkisnin disa sovranëve francezë, përfshirë Perandoreshën Eugenie, gruan e Napoleonit III.

Grabitësit arritën që të merrnin 8 bizhuteri, stolitë e Mbretëreshës Marie-Amélie, varëset dhe vathët e Marie-Louise, me një humbje të vlerësuar prej 88 milionë eurosh. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion