Aksident në Levan-Tepelenë, makina përplas nga mbrapa automjetin e tonazhit të rëndë, plagosen burrë e grua

Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë, makina përplas nga mbrapa automjetin

Njé aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit”.


Një çift burrë e grua nga Tepelena si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur.

Sipas burimeve paraprake, çifti po udhëtonte drejt Tepelenës kur ka goditur nga prapa një automjet të tonazhit të rëndë, i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor.

Goditja ka qënë e fortë ndërsa të dy janë plagosur. Për momentin ata janë përcjellë në Qendren spitalore të qytezës së Fratarit e cila ndodhet 500 m larg vendngjarjes ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion