Aksident në Laç-Patok/ Plagoset shoferi, dërgohet me urgjencë drejt Traumës!

Aktualitet

Aksident në Laç-Patok/ Plagoset shoferi, dërgohet me

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Laç-Patok.

Mësohet se një prej të plagosurve është dërguar drejt Traumës për ndihmë mjekësore ndërsa shtetasi me iniciale E.K., është shoqëruar në polici.

"Kurbin /Informacion paraprak. Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete. Si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Me shtetasin E. K. po kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT