Kryeministrja e Danimarkës: Armatimi i Europës detyrë e rëndësishme!

Politikë

Kryeministrja e Danimarkës: Armatimi i Europës detyrë e

Kryeministri Rama po mban një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen që në vjeshtën e këtij viti do të mirëpres Samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian.

“Ka qenë një mikëpritje e ngrohtë këtu sot, mendoj që ky forum është i rëndësishëm sepse Euopa po përballet me shumë sfida. Kemi shtete anëtare dhe jo anëtare të BE që u ulën në tryeze. Dshiroj të theksoj që siguria do të jetë çështja jonë kryesore sepse jetojmë në një botë të pasigurt.

Rusia është kërcënim i madh, për shkak të sulmeve kibernetik ata po përpiqen të dëmtojnë demokracvinë tonë. Riarmatimi i Europës do të jetë kryesorja.

Ata janë angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushet dhe nuk kemi parë sinjale, kështu që duhet të nxisim Rusinë me më shumë sanksione, ne jemi një treg i madh, ndaj konkurueshmëria është e rëndësishme dhe e lidh me tranzcionin e gjelbër. Duhet të jemi konkurent dhe klientët në Europë të kenë energji me kosto të ulët.

Në pjesën tonë të Euopës, emigracioni ka qenë i pakontrolluar dhe pasojat janë të panumërta”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion