Aksident në Kamzë, përplasen dy makina, plagoset rëndë pasagjerja 35-vjeçare

Aktualitet

Aksident në Kamzë, përplasen dy makina, plagoset rëndë

Foto ilustruese

Dy makina janë përplasur këtë mbrëmje, rreth orës 20:40 në Kamzë. Gjatë përplasjes mbeti e lënduar 35-vjeçarja Sh.M, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë/

Informacion paraprak Më datë 06.06.2021, rreth orës 20:40, në Kamzë, mjeti me drejtues M. V., është përplasur me mjetin me drejtues A. C.

Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në mjetin me drejtues A. C, shtetësja Sh. M., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion