Aksident në Bulqizë/ Mjeti del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren!

Aktualitet

Aksident në Bulqizë/ Mjeti del nga rruga dhe përplas për

Një aksident rrugor ka ndodhur në Bulqizë ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Mësohet se viktima është shtetasja me iniciale H.M., 59-vjeçe.

"Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT