Aksident në autostradën “Elbasan-Tiranë”, përplasen dy mjete, njëri shpërthen në flakë

Aktualitet

Aksident në autostradën “Elbasan-Tiranë”,

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne (29 janar) në autostradën "Elbasan-Tiranë", ku dy makina janë përplasur. Mësohet se nga përplasja një nga mjetet ka marrë flakë.

"Policia bën me dije se rreth orës 14:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit."

ME TE LEXUARAT