Aksident i rëndë në Elbasan, autobusi përplaset me makinën dhe del nga rruga, plagosen disa persona

Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, autobusi përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, ku një autobus në afërsi të fshatit Vidhas është përplasur me një automjet dhe ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur disa pasagjerë dhe janë transportuar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa automjetet kanë marrë dëmtime materiale.

Policia është duke punuar për zbulimin e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion