Aksident në aksin Lushnje-Fier, kamioni i zë rrugën automjetit, plagoset nëna me dy fëmijët
Lajmifundit
/
20 Shtator 2025, 17:07
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lushnje-Fier, ku një automjet që udhëtonin burrë e grua dhe dy fëmijët, është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni që i ka zënë rrugën.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur nëna me dy fëmijët, të cilët ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


