Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen tre automjete, plagosen drejtuesit

Aktualitet

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen tre automjete, plagosen

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë. Tre mjete janë përplasen mes njëra-tjetrës,ndërkohë që janë lënduar lehtë tre drejtuesit e tyre.

Në aksident janë përfshirë: mjeti tip Opel,me targa AA 767 TK, mjeti tip Fiat,me targa AA 966 CE dhe mjeti,tip furgon,me targa AA 815 SP.

Tre drejtuesit e mjeteve u dërguan në spitalin e Beratit,për tu ekzaminuar dhe për të marrë mjekim.Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes për të konkluduar në dinamikën e aksidentit.

Forcat e policisë pas mbërritjes në vendngjarje kanë stabilizuar në një kohë rekorsld edhe qarkullimin e mjeteve në këtë aks,që ishte për disa minuta vetëm në njërin sens kalimi.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion