Aksident me dy të lënduar në Fier! Përplasen dy automjete, njëra prej tyre përfundon në kanal

Aktualitet

Aksident me dy të lënduar në Fier! Përplasen dy automjete,

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes “dhe një “Toyota.”

Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Dy persona kane mbetur të lënduar dhe janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal Fier, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT