“O bir i nënës...”, rrënqeth e ëma e Artan Myrtajt që u ekzekutua me ar’më në Sarandë

Aktualitet

“O bir i nënës...”, rrënqeth e ëma e Artan
Një atentat me armë zjarri tronditi mëngjesin e kësaj të diele Sarandën, ku 44-vjeçari Artan Myrtaj u qëllua për vdekje në mes të qytetit. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytetit bregdetar, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor, iu afruan 44-vjeçarit dhe hapën zjarr në drejtim të tij.

Në momentin e atentatit, Myrtaj ishte i shoqëruar nga nëna e tij. Plumbat e goditën 44-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje. Fatmirësisht, nëna e tij nuk pësoi dëmtime fizike.

Ndërkohë, nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore.

Pas sulmit autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me motor, ndërsa zona u rrethua nga policia dhe nisi puna për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të atentatit.

Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, nëna e viktimës shihet teksa përpiqet të afrohet dhe të shohë trupin e të birit, ndërkohë që efektivët e policisë përpiqen që ta ndalojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion