Momente paniku në Pogradec, zjarri rrezikon autobusin me turistë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Aktualitet

Momente paniku në Pogradec, zjarri rrezikon autobusin me turistë,
Një autobus turesh turistike përfshihet nga flakët në motor, në zonën e kthesave të Qafë Thanës pak momente më përpara.

Drejtuesi i Autobusit me pasagjerë ka konstatuar në ngjitje se motori i mjetit po nxirrte tym dhe ka hapur krahun duke zbritur menjëherë të gjithë pasagjerët e tij.

Mbërritja në kohë e zjarrfikësve të MZSH Pogradec ka bërë të mundur që të shmangej djegia e autobusit, në kohën e duhur ata kanë mundur të stabilizojnë situatën.

Në vendngjarje mbërriti edhe policia rrugore për të hetuar shkaqet e rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion