Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 16-vjeçari! Plagoset një tjetër i mitur!

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër, pas u aksidentua rëndë në vendin e quajtur Stom Golem.

Mësohet se bashkë me viktimën udhëtonte edhe një 14-vjeçar dhe është aksidentuar rëndë po ashtu.

"Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur "Stom Golem", dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT