Aksident i rëndë në Lushnje, "zhduket" drejtuesi i mjetit, dëshmitari: Ishte përplasje e fortë

Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, "zhduket" drejtuesi i

Pas aksidentit të rëndë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, dëshmitarët kanë treguar më tepër detaje.

Sipas tyre zhurma ka qenë e madhe, teksa shtojnë se ende po kërkojnë për shoferin, i cili nuk gjendet askund. Ndër të tjera ata treguan se aksidentet në këtë zonë janë të shpeshta.

“Përplasja e madhe, i mori hekurat përpara. Kështu bëhet gjithmonë një herë në pesë ditë. Makina ma vrau edhe gruan në oborr para disa vitesh”, tha njëri prej banorëve vendas.

“Shoferi nuk gjendet. Po e kërkojmë me elektrik dore”, tha dëshmitari.

Sipas banorëve vendas vendi ku ndodhi aksidenti është njollë e zezë, pasi kanë humbur jetën disa persona.

Aksident i rëndë në Lushnje, "zhduket" drejtuesi i mjetit, familjarët e kërkojnë

Aksident i rëndë në Lushnje, "zhduket" drejtuesi i

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

Një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave. Mjeti është në pronësi të një personi me mbiemrin Ibraliu.

Por fillimisht Fabjol Ibraliu është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës.

Aksident i rëndë në Lushnje, "zhduket" drejtuesi i

Forcat e kërkimeve mbërritën në vendngjarje për të gjetur drejtuesin e mjetit, i cili nuk dihet se ku është dhe as mëngjesin e sotmën nuk ka asnjë shenjë prej tij.

Në një video të siguruar nga Top Channel shihet nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, i cili kërkon të birin dhe pyet ku është i biri.

Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur. Një punojës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna ku humbur dhe ndjenjat.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka dërguar babin në punë dhe më pas është nisur drejt vendit te punës së tij.

Në pamjet e siguruara shihet se makina ka dëme të shumta dhe se ai ka qenë me një shpejtësi prej 160k/h.

 

ME TE LEXUARAT