Aksident i rëndë në Lezhë Shkodër, një prej mjeteve ‘fluturon’ jashtë rruge, plagosen dy fëmijë

Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë Shkodër, një prej

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në kryqëzimin e Gjadrit në aksin Lezhë-Shkodër.

Si pasojë e përplasjes së fortë rë dy mjeteve janë plagosur dy fëmijë që udhëtonin në mjetin tip “benz” që vinte nga Shkodra.

Përplasja mes dy mjeteve ka qenë aq e fortë, sa njëri prej tyre ka dalë nga rruga, ndërsa tjetri ka pësuar një dëm të konsiderueshëm.

Fëmijët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, po vlen të theksohet se ky është një aks problematik, me shumë hyrje dhe dalje të rrugëve dytësore.

ME TE LEXUARAT