Aksident i rëndë në aksin e Fier–Cakran, përfshihen tre automjete. Një person përfundon në spital
Lajmifundit
/
22 Shtator 2025, 08:44
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete, një Audi, një Hyundai dhe një Volkswagen.
Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


