AKSHI dha 8 milionë euro, kontabilistët: Hyrja me SMS në e-albania, një tmerr!!!

Nga Rrjeti

AKSHI dha 8 milionë euro, kontabilistët: Hyrja me SMS në

Një numër i madh biznesesh dhe individësh preken negativisht nga ndryshimet e fundit të bëra prej AKSHI-t në mënyrën e përdorimit të platformës e-albania.

Bëhet fjalë për metodën e re të hyrjes në platformë, përmes një mesazhi që dërgohet në telefonin ose e-mailin e cdo përdoruesi, qoftë ai individ apo biznes. Kontabilistët dhe ekonomistët, kanë reaguar negativisht ndaj këtij ndryshimi të Agjencise Kombetare te Shoqerise se Informacioit, te cilin e shohin si jo praktik.

Në fakt, shërbimi i SMS-ve ofrohet nga dy kompanitë private, 1 UP LABS, me nipt M02102002A, me administrator Enjan Gazhga dhe me aksionerë përkatësisht: Enjan Gazhga - 80% dhe Klaudian Dhefto - 20% dhe H O R I Z O N, me nipt K52225004V me administrator Vasileios Stachos dhe me aksionerë, Comscope Limited - 75%  dhe Enea Buza - 25%.

AKSHI u ka dhënë këtyre dy subjekteve plot 8 milionë euro nga buxheti i shtetit, për një afat 2-vjecar për shërbimin e SMS-ve që u dërgohen individëve dhe bizneseve që logohen në e-albania.

Por procedura e re, përvecse ka shtuar një pengesë dhe vonesë më shumë në punën e përditshme të kontabilistëve dhe bizneseve, duket se nuk ka sjellë asgjë të re. Meri Lika, kontabiliste e njohur, reagoi negativisht katër ditë më parë, që në nisje të aplikimit të procedurës së re të hyrjes në e-albania.

AKSHI dha 8 milionë euro, kontabilistët: Hyrja me SMS në

Përdorimi i platformës është i detyrueshëm disa herë në muaj për bizneset dhe individët për nxjerre dokumentesh të ndryshme, aplikime biznesi, deklarimin e aktivitetit, aksesimin e sistemit e-filling në tatime, verifikimet e detyrimeve në sistem, listë-pagesat dhe shumë veprime të tjera.

Por ndërkohë që këto veprime bëhen nga kontabilisti, i cili e ka kohën dhe afatet të limituara, në cdo rast kur ai hyn në e-albania, kodi me SMS i shkon pronarit të biznesit i cili mund të jetë jashtë shtetit, mund të jetë pa qasje në telefon, ose mund të jetë në një detyrë tjetër që ia pamundëson dërgimin e kodit tek ekonomisti.

AKSHI dha 8 milionë euro, kontabilistët: Hyrja me SMS në

"E-albania kthehet në tmerrin e zyrave të kontabilitetit dhe bizneseve. Hyrja në platformë tani bëhet me një kod që shkon me SMS në telefonin që është regjistruar subjekti. Sa herë që të hysh në sistem duhet të presësh që personi me numrin e të cilit është regjistruar subjekti, të dërgojë kodin që i vjen me SMS. Tmerr!!!!!!"- shkruan Meri Lika.

Shqetësues nuk është vështirësia që do ndeshin ekonomistët apo kontabilistët e punësuar në një kompani për aktivitetin ekonomik të saj. Akoma më problematike është situata me studiot e kontabilitetit që mbajnë librat e aktivitetit të disa bizneseve njëherësh, me dhjetëra apo qindra njëherësh.

Këtyre zyrave u duhet të hyjnë në sistem në llogaritë e dhjetëra klientëve të tyre në biznes dhe menaxhimi i mesazheve që vijnë në këto raste paraqet një vështirësi serioze dhe pengesë e humbje kohe në punën e tyre.

AKSHI dha 7 milionë euro për shërbimin e mesazheve për dy vjet, ndërkohë që shifrat flasin për shqetësime serioze lidhur me cmimet e aplikuara ndërkohë që paratë dalin nga buxheti i shtetit. Kjo pasinë tregun ndërkombëtar një SMS blihet/shitet me një vlerë prej 0.25 deri në 0.50 dollarë ndërkohë që të dhënat janë se cmimi me të cilin janë blerë mesazhet e e-albania-s në Shqipëri në tenderin e fundit, ka qenë disa herë më i lartë.

ME TE LEXUARAT