Zbulohet pse doli offline për 3 ditë “E-Albania”, kompania nga Qipro merr 8 milionë euro për SMS-të

Nga Rrjeti

Zbulohet pse doli offline për 3 ditë “E-Albania”, kompania

Përdoruesit e platformës e-albania, brenda dhe jashtë Shqipërisë, qytetarë dhe biznese,  janë përballur me një ndryshim në procedurën e hyrjes në sistem ditën e sotme.

Pasi vendosin ID-në dhe pasvvordin e zakonshëm, apo niptin dhe pasvvordin në rastin e bizneseve, përdoruesve u thuhet se do të marrin me mesazh ose me e-mail, një kod sigurie një-përdorimësh të cilin duhet ta vendosin për tu loguar në e-albania.

Zbulohet pse doli offline për 3 ditë “E-Albania”, kompania

Pasi kodi vjen me mesazh, e njëjta gjë ndodh edhe me e-mail dhe qytetari futet në platformën qeveritare e cila fundjavën e kaluar doli offline për tri ditë, pikërisht për futjen e shërbimit të SMS-ve.

Kjo është një taktikë tradicionale, krahash shumë të tjerave, që përdoret nga platformat online për të rritur nivelin e sigurisë së përdorimit dhe për të përditësuar të dhënat e vjetëruara të përdoruesve të cilat mund të jenë më të lehta për tu vjedhur ose sulmuar.

Megjithatë, ajo cka bie në sy është se “dërgimi i mesazheve” në fjalë, është një barrë e re në buxhetin e shtetit.

Zbulohet pse doli offline për 3 ditë “E-Albania”, kompania
Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj ne SPAK pak dite me pare ku eshte marre ne pyetje per tenderat e institucionit qe drejton

Në nëntor 2023, AKSHI hapi procedurën e prokurimit që ka në objekt të saj “blerje e ofrimit të shërbimit të sms-ve”, me një fond limit prej 808 milionë lekësh apo rreth 8 milionë euro.  

Fitues të tenderit për ofrimin e këtij shërbimi, janë zgjedhur dy subjekte, 1 UP LABS, me nipt M02102002A, me administrator Enjan Gazhga dhe me aksionerë përkatësisht: Enjan Gazhga - 80% dhe Klaudian Dhefto - 20%.

Nga viti 2023 kësaj kompanie AKSHI rezulton ti ketë likujduar tri fatura, përkatësisht si më poshtë, me një total rreth 65 milionë lekë:

Zbulohet pse doli offline për 3 ditë “E-Albania”, kompania

Kompania tjetër pjesëmarrëse në fituesin e tenderit, është H O R I Z O N, me nipt K52225004V me administrator Vasileios Stachos dhe me aksionerë, Comscope Limited - 75%  dhe Enea Buza - 25%.

Subjekti HORIZON rezulton kompani “shumë e njohur” për AKSHIN. Agjencia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit i ka dhënë dhjetëra punë e pagesa kompanisë HORIZON e cila rezulton se ka përfituar transaksione nga buxheti i shtetit nga viti 2015 e në vazhdim ndërkohë vetëm nga 2022, dhe në vitin 2023, ky biznes ka marrë me dhjetëra e dhjetëra tendera e financime nga AKSHI.

Një listë ilustruese të transaksioneve në fjalë mund ta gjeni më poshtë:

Zbulohet pse doli offline për 3 ditë “E-Albania”, kompania

Kompania që zotëron shumicën e aksioneve të HORIZON, Comscope Limited eshte nje shoqeri me numer nipti CY 10127390R, me seli ne adresen: 22, Apllonos Street, 4620 Limassol –Qipro, perfaqesuar nga Znj. Maria Prokopiou Kyriakidou (Sipas kontrates se shitjes se kuotave, date 13.07.2016).

Historia e kesaj kompaniel duket me e komplikuar sesa kaq, pasi ajo me pare eshte zoreruar nga disa shtetas te huaj, kryesisht nga Greqia. 

Zbulohet pse doli offline për 3 ditë “E-Albania”, kompania

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion