"Rinia prin"/ Pasi përfunduan fjalimet, protestuesit lënë mesazhin kuptimplotë tek Kryeministria
Protestuesit kanë lënë një mesazh gjigant, pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë. "Rinia prin”, kanë shkruar qytetarët në Bulevard, një mesazh që vjen në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë që është 12 Gushti.
Lidhur me këtë, një pjesë e madhe e fjalimet iu dedikuan rinisë, teksa protestuesit reflektuan problemet me të cilat përballen për shkak të keqqeverisjes. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.


