Grabitja me armë te "Myslym Shyri", policia nxjerr foton, shpërblim 5 mijë euro për “kokën” e autorit

Policia ka vënë 5 mijë euro shpërblim për qytetarët që kanë informacion për autorin e grabitjes së armatosur në “Myslym Shyr”.
Në foton e publikuar nga uniformat blu duket autori i veshur me xhup të kuq ndërkohë që fytyrën e ka të mbuluar me maskë.
Policia zbulon se grabitësi ka kërcënuar me armë shitësit e dyqanit të celularëve dhe ka arritur të largohet me disa aparate celulare.
“Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.”, njofton policia.
"Maskat" e armatosura grabisin dyqanin e celularëve në Tiranë

Një person i armatosur ka vjedhur me dhunë në një dyqan celularësh në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë.
Mësohet se janë vjedhur vetëm aparate celularësh. Bëhet fjalë për subjektin “Fejzo Shop” me vendndodhje në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Subjekti është në pronësi të Myslym Fejzo.
Në vendin e ngjarjes janë nisur Forcat Shqiponja.
