Adoleshentja dhunohet dhe tërhiqet zvarrë prej flokësh nga moshatarja e saj në Elbasan

Aktualitet

Adoleshentja dhunohet dhe tërhiqet zvarrë prej flokësh nga

Pamje të rënda vijnë nga Elbasani, ku shihet një grup adoleshentësh që bëjnë veprime të pahijshme me moshatarët e tyre. Dy vajza kanë vënë në mes një tjetër vajzë dhe e qëllojnë.


Një djalë mundet që ta largojë një prej vajzave ndërsa të tjerët bëjnë rolin e spektatorit. Adoleshentja tjetër nuk ndalon madje e vazhdon ta dhunojë vajzën duke e qëlluar dhe kapur prej flokësh.

Në sfond dëgjohet që prej tyre përdoret edhe fjDlor banal. E dhunuara kërkon vazhdimisht që të mos goditet, por jo.

Ajo kapet prej flokësh dhe tërhiqet zvarrë nëpër shkallë, sikur të ishte leckë dhe jo njeri. duke e ditur që po filmohet nga dikush ajo në një moment shihet duke mbuluar fytyrën që të mos njihet.

Pamje vërtet të rënda dhe degjeneruese, që meritojnë vëmendjen e prindërve, shkollës dhe autoriteteve përkatëse, pasi sjellje të tilla nuk janë aspak të hijshme për një shoqëri.

ME TE LEXUARAT