A do të flasë për vrasjen e mikut të tij në atentatin në Rinas? Prokuroria ‘troket’ te qelia e Emiljano Shullazit

Aktualitet

A do të flasë për vrasjen e mikut të tij në atentatin

Pas vrasjes së Gilmando Danit, krim i ndodhur në Rinas, Prokuroria e Tiranës do të marrë si deklarues edhe shokun e tij Emiljano Shullazin.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që kanë organizuar atentatin ndaj Gilmando Danit, një atentat i cilësuar deri më tani si mafioz.

Dani u cili u lirua vjeshtën e 2024 po kthehej nga Spanja dhe më herët ka qenë i dënuar si anëtar  i grupit të Shullazit.

Shullazi siç raporton Anila Hoxha është diskutuar të do të pyetet si dëshmitar në ambientet e paraburgimit 313, megjithëse mundësitë janë që ai të mos thotë asgjë për grupin e hetimit për mikun e tij.

Gilmando Dani udhëtonte në një automjet me Muçi Shaljanin ku u qëllua për vdekje, teksa të dy sapo ishin kthyer nga Spanja.

Ditët e fundit janë marrë dëshmitë e disa personave që janë gjendur në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal ka pasur informator në aeroport që i ka njoftuar për lëvizjet e viktimave./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion