35 vite burg për ish gardistin Alket Arapaj, vrau me 3 plumba nga xhelozia bashkëshorten e tij

Aktualitet

35 vite burg për ish gardistin Alket Arapaj, vrau me 3 plumba nga xhelozia

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg, ish gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje.

Rreth dy vite më parë ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj.

Ngjarja e rënë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku arapak ekzekutoi me armën e shërbimit 36-vjeçaren. Ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend. shkak i krimit të rëndë, ishte xhelozia. Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çift duke qarë.

Policia shkoi menjëherë në vend ngjarje duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish gardistit, i cili nuk bëri rezistencë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion