Elvisi i del në krah Sindit: E neveritshme të shohën një produksion që justifikon ofendimet

Pas largimit të Sindit nga emisioni, pasi askush nuk e mbështeti në shqetësimin që ajo kishte, reagon Elvisi. Në një postim në Instagram, Elvisi shprehet i zhgënjyer ndaj produksionit dhe konkurrentëve që ishin të pranishëm në emision, që nuk reaguan për sjelljen që Juli bëri ndaj Sindit.
“E neveritshme deri në ekstrem, të shikosh se si një produksion me kaq audiencë dhe përgjegjësi, justifikohen ofendimet e rënda dhe përkrahin antivlerat. Ore ju që jeni aty brenda, si pranoni të jeni të pranishëm e mos të thoni një gjysmë fjale? Qoftë Sindi, qoftë kushdo tjetër, se meriton këtë përbuzje publike, në një spektakël që pretendohet se përfaqëson rininë shqiptare”, shkruan Elvisi.

Në puntatën e djeshme, Sindi u përball me Julin, pasi e akuzoi se i kishte ofenduar familjen gjatë një lidhje direkte në “Instagram”. Për të vërtetuar fjalët e saj, Sindi kishte sjellë në studio edhe videon, në të cilën Juli dëgjohej duke sharë. Pas transmetimit të videos, Sindi u shpreh se familja e saj e kishte përjetuar shumë keq këtë gjë dhe se madje e ëma kishte marrë qetësues të fortë.


