Drogë dhe drejtim makine në gjendje të dehur, arrestohen 3 persona në Tiranë

Aktualitet

Drogë dhe drejtim makine në gjendje të dehur, arrestohen 3

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Në njoftim, blutë kanë bërë me dije se kanë vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi iu gjetën në banesë një sasi e dyshuar kanabisi, e ndarë në dozë, gati për shitje.


Policia ka vënë në pranga një 59-vjeçar, pasi në gjendje të dehur ka drejtuar makinën dhe për pasojë është përfshirë në aksident rrugor. Blutë kanë arrestuar edhe një 22-vjeçare, e cila pa leje drejtimi, ka marrë makinën dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me trafikndarësen

“Bien në prangat e policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. G., 27 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi, e ndarë në doza gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : P. G., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale ;

M. N., 22 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me trafikndarëse, duke marrë dëmtime të lehta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion