Rrëshqitje dherash e dalje lumenjsh nga shtrati, IGJEUM paralajmëron rrezikun që pritet në disa qarqe

Aktualitet

Rrëshqitje dherash e dalje lumenjsh nga shtrati, IGJEUM paralajmëron
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar institucionet vendore të tre qarqeve në vend, për rrezikun e përmbytjeve, si pasojë e motit të paqëndrueshëm. 

Sipas IGJEUM, rreziku më i madh paraqitet në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, ku gjendja e rrjeteve të kanalizimeve mund të favorizojë grumbullimin e ujit në zonat urbane. 

Në Shkodër dhe Kukës, reshjet me intensitet të lartë mund të shkaktojnë gjithashtu dalje nga shtrati të përrenjve dhe lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje të dherave në zonat e rrezikuara. Ndërkohë, moti i paqëndrueshëm do të prekë edhe pjesën qendrore të vendit. Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan parashikohen reshje mesatare, të cilat në disa zona mund të arrijnë intensitet të lartë dhe të shoqërohen me shtrëngata. 
Rrëshqitje dherash e dalje lumenjsh nga shtrati, IGJEUM paralajmëron
Në Korçë priten reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjera moti do të karakterizohet nga reshje me intensitet të ulët. Krahas shiut, era do të jetë mesatare deri e fortë, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat malore.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë gjithashtu kufizime në aktivitetin detar në portet e Vlorës dhe Durrësit. Lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit është pezulluar për shkak të situatës së krijuar në det.  
Rrëshqitje dherash e dalje lumenjsh nga shtrati, IGJEUM paralajmëron

Njoftimi i plotë: 
PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET 

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 18) dhe nesër (e enjte, dt. 19) priten reshje me intensitet të lartë në veri të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.  

PARASHIKIMI METEO 
Rrëshqitje dherash e dalje lumenjsh nga shtrati, IGJEUM paralajmëron

RESHJET 

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 18) dhe nesër (e enjte, dt. 19) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarkun Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).  

TEMPERATURA 

Nesër (e enjte, dt. 19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: 

në bregdet: 18 / 20 °C  

në vendet e ulëta: 15 / 21 °C  

në vendet malore: 10 / 16 °C  

ERA 

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 18) dhe nesër (e enjte, dt. 19) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion