Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

Aktivisti i protestës qytetare Ilir Xhemalaj tha se janë të mirëpritur në bulevard të gjithë demokratët e zhgënjyer, por nuk janë të mirëpritur Sali Berisha, apo deputetë të PD-së.
Duke folur përmes një lidhje Live për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Xhemalaj i konsicderoi të kapur deputetët socialistë dhe ata demokratë.
“Nuk ftojmë në shesh Sali Berishën, por forcat opozitare. Të gjithë ata opozitarë të zhgënjyer nga PD dhe nga PS. Ne duam që të gjithë këta persona të vijnë në shesh, të lirë, jo të kryesuar nga një parti apo kryetar. Të vijnë në shesh si opozitarë, dhe si opozitarë të përpiqemi të rrëzojmë qeverinë Rama. PD s’mund të përfaqësohet nga ata deputetë që ka, ka një bazë të gjerë. Ne këta njerëz duam.
Nuk po kërkojmë që të vijë Klevis Balliu në protestë. Ne duam që të gjithë ata demokratë të zhgënjyer të dalin në shesh, jo deputetët. Deputetët ne e dimë shumë mirë, si nga PS apo PD, është i kapur”, u shpreh Xhemalaj.
Kujtojmë që kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur një protestë më 8 tetor, e cila vjen në një kohë kur protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 128-të të saj.


