Mashtron kushëririn dhe e kërcënon: Me mua je hasëm

Aktualitet

Mashtron kushëririn dhe e kërcënon: Me mua je hasëm

Fiks Fare denoncoi një rast mashtrimi, ku një qytetar nga Elbasani ka denoncuar kushëririn se i ka marrë 2 milionë e 800 mijë lekë të vjetra dhe s’ia kthen prej disa vitesh.

KOLI-6.jpg-1200x675.jpeg

Nga këto na ka kthyer 400 mijë dhe tani na mashtron. Kemi pasur debate të forta dhe vazhdon prapë. Shumën na e ka marrë gjoja kishte hall”, pohon qytetari.

KOLI-3.jpg-1200x675.jpeg

Ai thotë se mashtrimi vijon edhe në ditët e sotme, madje dy kushërinjtë janë konfliktuar.

“Tani më ngre tonet, kemi bërë debat nëpërmjet telefonit. E kam takuar personalisht dhe më thotë jo për 6 muaj e 1 vit. Deri tani s’kemi bërë denoncim sepse Fiksi i zgjidh këto gjërat”, shton ai.

KOLI-5.jpg-1200x675.jpeg

Më tej pohon se familja e tij jetojnë në Elbasan, ndërkohë që personi jeton në Marikaj.

“Sa herë e kontaktojmë, i njëjti avaz. Mashtrime dhe trillime. Kemi shkuar edhe në Marikaj. Debatet i kemi bërë me fjalë, mashtrime e maskara. Fillon e bërtet”, thotë më tej.

Pas ankesës, qytetari e ka telefonuar disa herë kushëririn, i cili ia pranon që ia ka paratë borxh.

“S’kam, ku ti gjej. Më lekë borxh njerëzit dhe s’po mbledh. Rri pa bukë thua ti”, i thotë.

Më tej e kërcënon hapur. “Mbylle, me mua je hasëm. Me mua je hasëm. Pushka tu bëftë top për mua. Unë e kam thënë duro. Meqë s’do sqarim, mirupafshim”, i thotë ai, teksa i kërkon që të shkojë dhe t’a denoncojë në prokurori.

KOLI-4.jpg-800x450.jpeg

Pas këtyre përgjigjeve, qytetari shkon në Marikaj, po s’e gjen qytetarin. Ai i fshihet gjithmonë, dhe nuk i del në takim.

 

 

 

ME TE LEXUARAT