Aksident në Lushnje, makina përplaset me shtyllën e ndriçimit / Shoferi niset urgjent në spital

Aktualitet

Aksident në Lushnje, makina përplaset me shtyllën e

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, në bypass-in e autostradës në Lushnje.

 Një automjet tip "Ford" ka dalë nga rruga, është përplasur me murin e një biznesi, ka rrëzuar një shtyllë ndriçimi dhe më pas, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit u dërgua me urgjencë nga ambulanca në Spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore dhe  ekspertët e Policisë Shkencore të cilët po dokumentojnë rrethanat e aksidentit dhe po disiplinojnë trafikun. 

Sipas dyshimeve paraprake, drejtuesi i automjetit po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke u përplasur me objektin në anë të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion