Aksident në aksin Pogradec-Lin/ Përplasen dy automjete, një person dërgohet në spital

Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Lin/ Përplasen dy automjete, një

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT