Aksident i fortë në Sarandë-Skërficë, dy automjete përplasen kokë më kokë me njëra-tjetrën

Aktualitet

Aksident i fortë në Sarandë-Skërficë, dy automjete
Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Sarandë-Skërficë. Pak metra larg hyrjes së tunelit janë përplasur me njëra-tjetrën dy automjete. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Nga verifikimet paraprake të policisë rezulton se mjeti tip “SEAT” me targa AB 760 OI ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me mjeti tip “HYNDAI” me targa AH 949 T.

Nga kontrolli i dy drejtuesve të mjeteve, rezultojnë se asnjeri nuk kishte konsumuar pije alkoolike. 

ME TE LEXUARAT