A ke kaluar nga zyra e Ergysit për t’u bërë deputete? Me kë e ka? Berisha nuk kursehet me pyetjet në Kuvend

Politikë

-1002-0-whatsapp-image-2026-09-24-at-12-09-22-6ab4f74a8bcab.jpg
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur akzua të frota në Kuvend ndaj deputetëve dhe ministrave të mazhorancës.

Nga foltorja, Berisha i është drejtuar ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, duke e pyetur nëse ka ndikuar Ergys Agasi që ajo të bëhej deputete.

“Po si mundet ju të qëndroni indiferentë apo të recitoni si parafolësja në aktin më skandaloz në historinë e NATO-s, në aktin më skandaloz në historinë e një shteti të Evropës? Dhe ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë në papërgjegjshmëri të plotë.

Për ju kam vetëm një pyetje: Keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete në parlament apo jo? Sepse këtu deputetët e Kodrës së Kuajve janë këtu në parlament.

Por kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo jo? Për këtë përgjigju këtu! Pra, kjo është një ditë turpi mo? Po si ka mundësi? Po ju e dini të gjithë.

Ndaj dhe është jetike të bëhet transparenca e plotë para qytetarëve shqiptare e këtij skandali botëror. A e dini ju ç’do të thotë kjo për Shqipërinë? Është goditja më fatale për reputacionin e saj. A e dini ç’do të thotë për një vend anëtar të NATO-s. Sigurisht, deputetët e Kodrës së Kuajve protestojnë. Jo, i shoh unë.”- tha Berisha.

Reagimi i Berishës erdhi pas Ismaili foli në Kuvend, duke akuzuar Berishën se kur ai ishte kryeministër, e përdorte SHISH për interesat e tij personale, duke kërcënuar e vrarë.
“Nuk harrojnë shqiptarët për të zezat që i janë bërë. SHISH u përmend shumë, por është një institucion që nga 90-ta e në vijim ka përfaqësuar rënien e shtetit me gjithë ngjarjet e zhvilluara, përveçse sot. Nuk e harrojnë SHIK shqiptarët kur ju jeni siguruar të lini plot fakte ndaj shqiptarëve për vajtjet që kanë kaluar ndaj jush. Nuk e harrojnë shqiptarët pushtetin e pakufijshëm të SHISH në duart e xhelatëve si Berisha, që dhunonte, përndiqte e vriste si polici e militarizuar fashiste e politike.

Si mund ta harrojnë shqiptarët SHISH-in e atëhershëm, as kur kryeministri urdhëronte policinë të mos zbatonte urdhrin e arrestit të një prej besnikëve, që ishte shpërblyer si drejtor tatimeshg. Si mund të harrohet SHIK-u i Gazidedes si drejtues në operacionin e 97-ës.

Si harrohet SHIK-u kur në 2012 Ilir Kumbaro u dënua me 15 vite burg për shkaktimin e vdekjes së Remzi Hoxhës. Ndihmove të arratiset nga Shqipëria në 97-ën ish-kreun e inteligjencës në Turqi dhe Siri. Aleanca e NATO në 2009-ën kufizoi aktivitetin e saj në Shqipëri për dokumentet sekrete dhe të energjisë bërthamore.”- deklaronte më herët ministrja Erjona Ismaili. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion