Zvërneci/ Rama premton transparencë e plotë për projektin: Çdo dokument do të bëhet publik

Politikë

1790785059_ursulavonderleyen.jpg

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në ditët e ardhshme qeveria do të publikojë të gjithë dokumentacionin për projektin e Zvërnecit përmes platformës "Pasqyra", një nismë që synon të rrisë transparencën dhe informimin e publikut. 

Sa i përket përpjekjeve të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit Rama tha se sot sistemi është në luftë me fenomenin që dikur ishte sistem vetë.

"Duke e informuar lidhur me hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së transparencës me publikun shqiptar dhe ndërveprimin e qeverisë me publikun. Në ditët e ardhshme do të ndezim pasqyrën me transparencën e plotë të të gjithë dokumentave dhe të të gjithë procesit sa i takon gjithckaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë për projektin e shumë diskutuar.

Dua të shtojë gjithashtu se kemi folur edhe për bilancin e përpjekjes madhore që po bën Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që është një pikë e palëvizjshme e axhendës sonë dhe axhendës së BE-së për vendet kandidate në veçanti.

Bashkarsisht kemi konstatuar që tani është shumë e qartë për Shqipërinë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi sot sistemi po lufton korrupsionin" tha Rama 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion