“Rama po punon fort për ta bërë ëndrrën realitet”/ Von der Leyen: Fokus te reformat, nga drejtësia te mjedisi

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria, ku u takua me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.
Pas takimit, Von der Leyen publikoi një mesazh në rrjetet sociale, ku vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe theksoi rëndësinë e reformave, veçanërisht në drejtësi dhe mjedis, si dhe të dialogut me shoqërinë.
Në postimin e saj, presidentja e Komisionit Europian shkruan:

“E kënaqur të nis vizitën time në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, ju po punoni fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet.
Përqendrimi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është kyç. Njëkohësisht, duke ruajtur një dialog të fortë me shoqërinë. Qëllimi është në horizont. Kështu do ta arrijmë.”


