Zjarr i madh në magazinën pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale
Lajmifundit
/
6 November 2026, 14:56
Aktualitet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku janë përfshirë nga flakët sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.
Zjarri është përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve në pjesë të tjera të objektit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe neutralizimin e situatës.


