Aksident në kantierin në Pogradec, punëtori bie nga skela dhe dërgohet në Tiranë
Lajmifundit
/
10 November 2026, 10:27
Aktualitet

Një aksident në vendin e punës është regjistruar paraditen e kësaj të marte në qytetin e Pogradecit. Një punëtor, i cili po kryente punime në një objekt në lagjen nr. 1, është rrëzuar nga skela, duke pësuar dëmtime në kokë.
Pas ngjarjes, ai është transportuar për ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, punëtori ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por për shkak të dëmtimeve do të dërgohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e tij gjatë punës.


