Zbulohet aktiviteti i paligjshëm me IPTV, burg për tre persona në Tiranë, ja kush janë

Aktualitet

Zbulohet aktiviteti i paligjshëm me IPTV, burg për tre persona në
Tre persona që shisnin paketa televizive IPTV në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kanalet e platformave Digitalb, Tring dhe operatorëve të tjerë, janë dënuar me nga 9 muaj burgim secili. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.
 
Çështja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga kompania Digitalb në Prokurorinë e Tiranës, e cila ngriti dyshime për subjekte që reklamonin dhe shisnin në rrjetet sociale paketa televizive pa pasur të drejtat përkatëse të transmetimit.

Hetimet për procedimin penal nr. 6847, të vitit 2023, përfshinë edhe blerje të simuluara të pajisjeve dekoder, përmes të cilave u identifikuan personat që ushtronin këtë aktivitet.

Bëhet fjalë për F.Ç., pronar i subjektit “FRA SYSTEM IPTV”, i cili shiste paketa me 79 euro; E.Xh., pronar i “Elektronika Shop”, që i reklamonte paketat në Facebook me çmimin 4 mijë lekë dhe i dërgonte pajisjet me postë private; si dhe A.S., pronar i subjektit “4K Server (Kanale.al)”, i cili kryente shitjet përmes Instagramit.

Sipas hetimeve, në pajisjet që u shisnin klientëve ishin instaluar aplikacione që mundësonin aksesin në kanalet televizive me pagesë të platformave të ndryshme, pa autorizimin e operatorëve që zotërojnë të drejtat e transmetimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion