Vr'asja e Arlinda Sylaj-Zekajt, reagon këngëtarja Zeqiri: Sa gra duhet me vdek me i marrë seriozisht thirrjet e tyne për ndihmë?

Showbiz

 Vr'asja e Arlinda Sylaj-Zekajt, reagon këngëtarja Zeqiri: Sa gra
Vrasja e Arlinda Sylaj-Zekajt ka nxitur reagime të shumta, mes tyre edhe atë të këngëtares Dafina Zeqiri, e cila ka drejtuar kritika të forta ndaj institucioneve për mënyrën se si trajtohen rastet e grave që përballen me dhunë dhe kërcënime.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka shprehur dhimbjen dhe zemërimin për një tjetër jetë të humbur, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e mekanizmave që duhet të garantojnë sigurinë e grave në rrezik. 

“E dashur Arlinda, sistemi ka dështu edhe njëherë”, shkruan Dafina në reagimin e saj. Këngëtarja ka ngritur shqetësimin për rastet kur gratë u drejtohen autoriteteve për ndihmë, shprehin frikën për jetën e tyre, por sërish përballen me pasoja tragjike. Sipas mesazhit të saj, kërkesat për mbrojtje duhet të trajtohen me seriozitet dhe urgjencë, përpara se situatat të përfundojnë në tragjedi.

“Sa gra duhet me vdekë, deri sa me fillu me i marrë seriozisht thirrjet e tyne për ndihmë?”, është pyetja e fortë që ajo ka ndarë me ndjekësit. Në përfundim të reagimit, Dafina ka përcjellë një mesazh që shkon përtej dhimbjes për humbjen e një jete: shoqëria dhe institucionet duhet të bëjnë gjithçka për të parandaluar tragjedi të tilla, në vend që të reagojnë vetëm pasi ato të ndodhin.

Reagimi i artistes rikthen në vëmendje nevojën për përgjegjësi institucionale dhe veprime konkrete, në mënyrë që çdo grua që kërkon ndihmë të dëgjohet dhe të mbrohet në kohë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion