Amber reagon për pretendimet se shfaqet në video intime me zv.ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë

Pas reagimit të zëvendësministrit Erlind Sulo, i cili mohoi pretendimet për një video intime ku përmendej edhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Amber, ka reaguar edhe kjo e fundit. Amber i ka hedhur poshtë aludimet, duke thënë se nuk e njeh Sulon. Në një video në rrjetet sociale, ajo kritikoi publikimin e lajmit dhe u bëri thirrje mediave të përqendrohen te zhvillimet në vend, veçanërisht te protestat dhe gjendja e të riut që, sipas saj, ka humbur shikimin në njërin sy.
Ajo kërkoi që publiku të informohet për këto çështje, në vend që vëmendja të përqendrohet te pretendime që i cilësoi të pavërteta. Edhe zv.ministri Sulo deklaroi dje se ka paditur për shpifje një gazetar dhe një influencere për përhapjen e lajmit të rremë.
“Vazhdojmë edicionin e lajmeve të orës 15:00. Sot, në faqen e JOQ në Instagram ka dalë përsëri lajmi i ministrit. “Amber i Big Brother me ministër i Infrastrukturës, që unë nuk e njoh fare, po fare po them.
Dëgjo tani, po mirë, a keni turp apo nuk keni turp? Shqipëria është në një moment kritik. Atij djalit i iku drita e syrit. Që doli në atë protestë dhe i iku nga dora e një shqiptari të vet. Po lajme janë këto që nxirrni ju? Ky nuk është lajm o zotëri. Merru me lajmet e vendit. Sepse shqiptarët duan të informohen për gjendjen në Shqipëri dhe për gjendjen e atij djalit që i iku drita e syrit”, ka thënë Amber.


