Aksident fatal në Berat, vdes 63-vjeçari me biçikletë, plag'oset këmbësorja

Aktualitet

Aksident fatal në Berat, vdes 63-vjeçari me biçikletë,
Një aksident me  vdekje ka ndodhur në Berat 

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. S. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion