Vodhi makinën në hotel dhe i hoqi targat, 31-vjeçarja kapet duke bërë xhiro nëpër Sarandë

Aktualitet

Vodhi makinën në hotel dhe i hoqi targat, 31-vjeçarja kapet
Një 31-vjeçare është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në vendparkimin e një hoteli, në lagjen nr. 1 të qytetit. 
 
Sipas Policisë, e reja është kapur vetëm 30 minuta pas vjedhjes, në afërsi të tunelit të Skërficës, teksa drejtonte automjetin e marrë.

Gjatë vjedhjes, 31-vjeçarja dyshohet se kishte hequr targat e automjetit dhe i kishte hedhur në një kazan mbeturinash në dalje të qytetit. Policia ka sekuestruar automjetin dhe targat e tij.

Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të pronarit të automjetit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan kontrollet dhe veprimet hetimore, duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e të dyshuarës.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 31-vjeçarja me inicialet E. S., banuese në Sarandë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion